KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Vetëvendosjes për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, që kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e KAS, 3 pro dhe 2 kundër, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve në qarkun që dërgon më shumë deputetë në Kuvend.

Pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës kishte kërkuar edhe kandidati i Vetëvendosjes, që garoi si i pavarur, Boiken Abazi. Kërkesa e tij gjithashtu u rrëzua nga anëtarët e KAS.

Komisioni ka nisur ndërkohë shqyrtimin e kërkesës së PD për qarkun e Elbasanit, ndërsa në rendin e ditës janë edhe ankimimet e të njëjtit subjekt për qarqet Fier, Lezhë dhe Korçë.