Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, mësoni të gjitha masat që lehtësohen

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 11:05 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, mësoni të gjitha masat që

Të gjitha masat lehtësuese të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nga 1 qershori:

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.

• Ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 qershori:

• Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të IShP.

• Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

A2 CNN Livestream

Dita jonë