Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare Kevin Clark, makina përplasi për vdekje bateristin

Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re bateristi i “School of Rock”, Kevin Clark. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ai u përplas nga një makinë ndërsa po ecte me biçikletë në Çikago. Ai u godit nga një Hyundai Sonata, me drejtuese një vajzë 20-vjeçare.

“Clark po udhëtonte me një biçikletë të mërkurën herët kur u godit dhe u vra në një kryqëzim famëkeq të rrezikshëm në Northwest Side. Ai u godit nga një Hyundai Sonata rreth orës 1:20 të mëngjesit në bllokun 2600 të North Western Avenue”, tha policia e Çikagos.

Ai u gjet në Bulevardin Logan dhe e çuan në Qendrën Mjekësore Masonike të Illinois, ku u shpall i vdekur në 2:04 të mëngjesit.

Kevin Clark mbërtheu me muzikën e tij pasi u shfaq 20 vjet më parë si bateristi Freddy “Spazzy McGee” Jones në filmin jashtëzakonisht të njohur “School of Rock”.

“Është një lajm shkatërrues, ai iku shumë shpejt”, shkruan Jack Black në Instagram.

Ai formoi grupe dhe shkruajti këngë dhe tashmë kishte krijuar një bandë të re që performoi drejtpërdrejt për herë të parë gjatë fundjavës së kaluar në North Shore.

Një memorial ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në Teddy O’Brian në Highwood.