Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përhapja e variantit indian, Australia rikthen izolimin, Franca karantinon britanikët

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 12:53 | Aktualitet
Përhapja e variantit indian,  Australia rikthen izolimin, Franca karantinon

Viktoria, shteti i dytë më i populluar i Australisë hyn në izolim 1-javor, duke detyruar gati 7 milionë qytetarë të qëndrojnë në shtëpi, përveçse për arsye të domosdoshme. Vendimi u mor për të frenuar përhapjen e një varianti më të transmetueshëm të koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Indi.

“Viktoria do të hyjë në izolim 7-ditorë me kufizimet që do të jenë në fuqi deri mesnatën e 3 qershorit. Nëse do të kemi mundësi të lehtësojmë kufizimet më herët do ta bëjmë”, deklaroi kryeministri në detyrë i Victorias, James Merlino.  

Vatrat e reja të infektimeve të evidentuara më herët gjatë javës u rritën të enjten, pas 12 rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i zonave të ekspozuara ndaj virusit shkoi në 150. Kryeministri i Viktorias tha se varianti aktual mund t'i infektojë qytetarët për një ditë, krahasuar me viruset e mëparshme që e bënin këtë për 5 apo 6 ditë.

“Zbuluam 12 raste të reja, që e çojnë totalin në 26. Fatkeqësisht 1 prej tyre është i intubuar në spital. Gjatë ditëve të fundit kemi parë më shumë prova se kemi të bëjmë me një variant më infektues i cili përhapet më me shpejtësi”, deklaroi ai.

Australia deri më tani ka regjistruar pak më shumë se 30 000 raste të të infektuarve dhe 910 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, Franca njoftoi se vizitorët nga Britania e Madhe do të detyrohen të karantinohen për 7 ditë për të parandaluar përhapjen e variantit të zbuluar në Indi. Austria, tha më 26 maj se po ndalonte fluturimet direkte dhe vizitat turistike nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

A2 CNN Livestream

Dita jonë