Roth publikon foto nga takimi me Ramën: BE duhet të mbajë premtimet

Screenshot 2 37 1100x620

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Roth shprehet se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për këtë arsye BE duhet të mbajë premtimet.

“Takim konstruktive me kryeministri Edi Rama. Shqipëria i ka plotësuar kushtet për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe tani është koha që BE të mbajë fjalën. Por Shqipëria duhet të të vijojë me reformat në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar”, shkruan mes të tjerash Roth.