Situata pandemike në Elbasan, ulen ndjeshëm rastet pozitive me covid-19

Publikuar më: 27/5/2021, ora 12:11

Situata pandemike në Elbasan, ulen ndjeshëm rastet pozitive me covid-19

Publikuar më: 27/5/2021, ora 12:11

Situata pandemike në Bashkinë e Elbasanit dhe njësitë administrative të tij, po vjen nga dita në ditë duke u përmirësuar. Sektori i virologjisë që po ndjek nga afër situatën, pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve, vazhdon punën në terren me testimin e popullatës dhe personave që shfaqin shqetësime të ndryshme shëndetësore.

Madje aktualisht për raste e dyshuara kryhet testim i dyfishtë dhe si rezultat konfirmojnë një ndryshim pozitiv të situatës pandemike. Shefja e epidemiologjisë së Elbasanit, Erleta Hila, ka hedhur poshtë zërat se në rajonin e Elbasanit është shfaqur një rast i mutacionit indian.

Shefja e epidemiologjisë së Elbasanit Erleta Hila

“Informacionet mujore flasin për rënie. Gjatë muajit të majit ka pasur ditë ku raste pozitive kanë qenë edhe zero, lajm shume i mirë, por ne vijojmë matjet. Nuk kam njoftim zyrtar në lidhje për mutacion indian”, deklaron ajo.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit po vijon normalisht me dozat e dyta të personave që kanë marrë vaksinën kineze dhe me vaksinimin e personelit të hoteleve ne zonat turistike dhe stafet e transportit publik.