18 humbje jete në Maqedoninë e Veriut

MB MAQEDONIA PIKU frame 868 1100x620

Vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 18 viktima.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 2955 testime janë konfirmuar 50 raste të reja ditore.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në mbi 155 mijë, ndërkohë që ai i viktimave në 5387. Për momentin shënohen 2.449 raste aktive.