Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kina censuron BTS, Friends, Lady Gaga dhe Justin Bieber

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 08:25 | Showbiz

Kina nis censurën edhe ndaj artit dhe artistëve. Asnjë performancë e grupit të famshëm koreano-jugor BTS, nuk do të lejohet të transmetohet në asnjë kanal në Kinë, as përmes internetit, pasi do të bllokohet në Youtube e çdo kanal tjetër të mundshëm.

Ky vendim erdhi pas disa komenteve që djemtë e “BTS” kanë bërë vitin e shkuar rreth luftës koreane-kineze, që e kanë quajtur një histori të dhimbshme. Po njësoj do të censurohet edhe seriali që rikthehet në ekran me një seri speciale, Friends, pasi në të shkuarën 6 aktorët kanë bërë batuta me kinezët dhe Kinën, duke i fyer.

Censura prek edhe këngëtaren Lady Gaga, e cila as nuk lejohet të shkelë në Kinë, qoftë edhe për turizëm e jo më për koncerte, pas një takimi të saj me Dalai Lamën në vitin 2016. Duke shprehur mbështetjen e saj për liderin shpirtëror tibetian, Gaga ka mërzitur zyrtarët kinezë.

Në Kinë nuk do të mund të ndiqet më as Justin Bieber, pasi ka shfaqur sjellje jo të hijshme. Në censurë do të jetë po ashtu çdo deklaratë apo referencë drejt LGBT.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani