Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kompleksi në Durrës, asnjë riparim nga tërmeti edhe pas 18 muajsh

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 12:25 | Aktualitet
Kompleksi në Durrës, asnjë riparim nga tërmeti edhe pas 18

Banorët e kompleksit "Jedas" në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, vijojnë të jetojnë ku të mundin, ndërsa ende në kompleks nuk ka nisur puna për riparimin e tij.

Edhe pse bashkia miratoi projektin e ndërhyrjes së bashku me vlerën përkatëse financiare, firma që do të kryente riparimet është tërhequr me pretendimin se vlera reale e punimeve është shumë më e lartë nga ajo e përcaktuar në projekt.

“Kostoja e cila është përllogaritur për pallatin nuk mjafton, institucionet duhet të bëjnë verifikimet e duhura. Jemi të demoralizuar, është mundi ynë që po qëndron këtu, vijmë sikur të jenë varreza”, protestojnë qytetarët që banonin në kompleks.  

Banorët kërkojnë nga qeveria që ta marrë seriozisht riparimin e objektit të tyre, ashtu sikurse u sollën para zgjedhjeve.

“Kërkojmë një sqarim, ashtu sikur vinin para zgjedhjeve, tani nuk po vjen njeri”, vijojnë banorët.

Fondi i përcaktuar për riparimin e pallatit me sipërfaqe totale 32 mijë metra katrorë është 247 milionë lekë të reja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani