Konferenca në Shkodër, thirrje për të pagjeturit e komunizmit

Janë me qindra persona të vrarë gjatë komunizmit, të cilëve nuk iu dihet akoma varri dhe familjarët për vite me radhë kanë kaluar një kalvar dhimbjesh dhe përpjekjesh për gjetjen e eshtrave të tyre.

Pikërisht mbi këtë temë në muzën e Shkodrës u mbajt një konferencë mbi adresimin e çështjeve të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi u shpreh se është e disponueshme për të vendosur në dispozicion të gjithë strukturat për gjetjen e eshtrave për ruajtjen e kujtesës historike.

Nga ana e tij ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri dha mbështetje për këtë proces. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të klerit, zyrtarë lokalë dhe shumë familjarë të interesuar për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre.