Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Manastirliu në Vlorë: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 11:11 | Aktualitet
Manastirliu në Vlorë: Do të kemi sezon turistik të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë”, në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Manastirliu tha se situata aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kanë bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit", tha Manastirliu.

Ministrja shtoi nga Vlora se më datë 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore, si dhe do të vijojë dezinfektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë