Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paqja midis Armenisë dhe Azerbajxhanit “në fije të perit”, vriten dhe kapen rob ushtarët

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 10:25 | Bota

Paqja midis Azerbajxhanit dhe Armenisë duket më e brishtë se kurrë. Dy vendet e Kaukazit arritën të pushonin në nëntor dyluftimet e ashpra të filluara në shtatorin e kaluar në krahinën e Nagorno-Karabak, por incidentet kohët e fundit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Ditën e martë, autoritetet e Jerevanit deklaruan se një ushtar i tyre ishte vrarë nga forcat e Azerbajxhanit, edhe pse kjo u mohua nga Bakuja.

Dje ishte Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit që deklaroi se gjashtë ushtarë armenë ishin arrestuar teksa, sipas tyre, tentonin të minonin rrugën e kalimit të trupave azere në një territor si ai i Nagorno-Karabakut që po ngjason gjithmonë e më shumë me një labirint.

Nagorno Karabaku po ngjason gjithmonë e më shumë me një labirint

Territore të kontrolluara nga armenët prej viteve ’90 tashmë janë në kontrollin azer, pas fitores së bindshme ushtarake të këtyre të fundit, që do të shtrëngojë Jerevanin të tërheqë trupat e saj, sipas një kalendari të përcaktuar me ndërmjetësimin rus.  

Pikërisht Moska ka caktuar rreth 2 mijë ushtarë në atë zonë, por duken të pafuqishëm nga momenti që shkeljet janë të shumta, dhe nuk kuptohet kur janë të vullnetshme dhe kur janë të pavetëdijshme. Si disa ditë më parë, kur Armenia akuzoi Azerbajxhanin se kishte hyrë më shumë se 3 kilometra në territorin e saj, në Gegharkunik, në afërsi të rajonit të Kalbajar nga i cili Armenia pritet të tërhiqet më 15 nëntor.  

https://a2news.com/2020/11/14/armenet-djegin-shtepite-e-tyre-qe-do-ti-kalojne-azerbajxhanit/

Një gjë e vetme mbetet e sigurt, dhe është bilanci tragjik. Në pak javë luftë në vjeshtën e kaluar, u regjistruan rreth 6 mijë viktima, në një luftë për një zonë malore që nga vitet ’90 ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

https://a2news.com/2020/12/10/azerbajxhani-tregon-forcen-parade-ushtarake-per-te-festuar-fitoren-ne-karabak/

A2 CNN Livestream

Dita jonë