Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parapërgatitjet për dialogun, Lajçak dhe Palmer vizitojnë Kosovën javën tjetër

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 19:53 | Kosova
Parapërgatitjet për dialogun, Lajçak dhe Palmer vizitojnë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, viziton Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor. Konfirmimi është bërë nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Gjatë qëndrimi dy ditor, Lajçak do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe një sërë zyrtarësh dhe diplomatësh të huaj.

Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i bashkohet edhe përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer.

Zyrtarët e Brukselit dhe Uashingtonit do t’i drejtohen mediave në fund të vizitës së tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani