Poezi rrugës me Timo Fllokon, Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Fierit

“Qytetar nderi” i Fierit. Titull që e bën të lumtur gjeniun e letrave shqipe.

Pritja që iu bë shkrimtarit të njohur, u vlerësua prej tij. Rrugës, në kthim për në Tiranë, kujtojnë copëza të poezisë “Re me pantallona të Majakovskit”, përthyer prej Kadaresë.

Ai nis i pari, më tej pason interpretimi mbreslënës i aktorit Timo Flloko. Artistët, si përherë, janë ata që i japin jetës ngjyrë.