Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekretet e ecjes në hapësirë

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 15:48 | Lifestyle

Kur astronautët tentojnë të dalin nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar drejt ecjes së tyre hapësinore, gjëja më e rëndësishme që ata duhet të bëjnë është të përqendrohen.

Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë, por të përqendrohesh duke kryer një sërë veprimesh të memorizuara, me një kostum hapësinor 130 kilogramë, si dhe me një pamje mahnitëse përreth, nuk është aq e thjeshtë.  

Ecja hapësinore: Sfidat

  • Këto ecje zakonisht përfshijnë dy astronautë që punojnë jashtë stacionit për rreth gjashtë orë e gjysmë. Sipas astronautëve, momenti i shkëputjes nga kapsula dhe nisja e ecjes në hapësirë, mund të jetë gjëja më e rrezikshme që ata bëjnë në punën e tyre.
  • Trajnimi në tokë, përpara fluturimit hapësinor, ndihmon astronautët të përqendrohen, të mësohen me veshjen hapësinore, mjetet ndihmëse, si dhe të kuptuarit e detyrave dhe veprimeve që do të kryhen. Por këto trajnime zgjasin me ditë dhe orë të tëra, për t’i paraprirë çdo eksperience.
  • Stërvitje të zgjatura astronautët bëjnë edhe nënujë, pasi kështu i përafrohen më shumë konceptit të ecjes në hapësirë. Natyrisht, disa gjëra nuk mund të simulohen, të tilla si drita dhe ndryshimet e temperaturës që përjetojnë astronautët gjatë ecjes së tyre.
  • Ushtrimet me frymëmarrjen, si dhe zbatimi i rregullave për pajisjen me oksigjen janë thelbësore për astronautët. Gjatë ecjes, astronauti veteran Fincke, kreu ushtrime për 30 minuta për frymëmarrjen, mbylli valvulën e veshjes së tij dhe doli jashtë. Por valvula nuk u mbyll në të vërtetë, duke bërë që ai të humbasë me shpejtësi oksigjenin dhe ecja hapësinore u ndërpre.
  • Koha ideale për të planifikuar një ecje hapësinore është gjashtë muaj, por mund të ndodhë që një ekipi t'i duhet dy ose më shumë vite përgatitje. Kontrolluesit e fluturimit ndjekin një plan të detajuar procedurash, që përfshin edhe skenarë të paparashikuara në rast se diçka shkon keq.
  • Çdo 90 minuta, astronautët kontrollojnë veshjen e tyre, për t'u siguruar që nuk ka ujë brenda helmetave të tyre. Ekipet gjithashtu monitorojnë - oksigjenin, ujin, si dhe energjinë e baterisë, që janë shumë të rëndësishme për astronautin që realizon ecjen hapësinore.

Ecja e parë hapësinore

Kozmonauti sovjetik Aleksei A. Leonov, realizoi ecjen e parë hapësinore në botë më 18 mars të vitit 1965. Ndërsa ecja e parë e një astronauti amerikan u krye nga Ed White, më 3 qershor 1965. Ai u largua nga kapsula Gemini 4 dhe qëndroi jashtë tij për 23 minuta. Gjatë ecjes hapësinore, Ed White doli nga anija kozmike duke përdorur një pajisje dore me oksigjen, dhe kishte një lidhje sigurie prej 25 këmbësh. Astronauti i NASA-s, James McDivitt, në misionin me White, bëri fotot historike të kolegut në hapësirë nga brenda kapsulës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë