Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Tenderat në tavolinë”, raporti i APP: Në 2020 u trefishua vlera e prokuruar nga buxheti

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 16:19 | Aktualitet
“Tenderat në tavolinë”, raporti i APP: Në 2020 u

Institucionet publike në vend, gjatë vitit të shkuar prokuruan miliarda lekë mallra dhe shërbime nëpërmjet tenderëve me negocim pa shpallje paraprake, procedura që kufizojnë konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.

Nën pretekstin e pandemisë dhe rindërtimit pas tërmetit, institucionet shpenzuan nga buxheti i shtetit 3-fishin e vlerës së paguar gjatë vitit 2019 për të ashtuquajturit “tendera në tavolinë”.

Shifrat janë publikuar nga Agjencia e Prokuromit Publik në raportin vjetor 2020. Për drejtuesen e Open Data Albania, Aranita Brahaj, kjo lloj procedure krijon shtigje korrupsioni dhe cënon konkurrencën e lirë mes operatorëve.

Të dhënat nga Agjencia e Prokurimit Publik tregojnë se gjatë vitit të shkuar, ndonëse u kryen më pak procedura tenderimi, vlera e shpenzuar ishte–fish më e lartë se në vitin 2019.

Të ashtuquajturit “tendera në tavolinë” si dhe fenomeni ku oferta më e lartë për punë publike shpallet fituese, për ekspertët e ekonomisë vlerësohetsi një formë korrupsioni ku shpeshherë fituesit paracaktohen para zhvillimit tëprocedurës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli