Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ushtarja izraelite me më shumë se 1 milion ndjekës në “Tik Tok”

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 18:25 | Lifestyle

Natalia Fadeevy, e cila ka qenë pjesë për 3 vite në Forcat Izraelite të Mbrojtjes, ka më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetin social “Tik Tok”.

Videot e saj me uniformë, shpesh herë provokuese, kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave, ndërsa në anën tjetër ajo nuk ka mbetur jashtë edhe konfliktit të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ajo ka postuar shpesh video ku mbron vendin e saj në këtë konflikt. Në një video, ajo akuzon palestinezët se kanë mashtruar me numrin e viktimave. Në një tjetër video, ajo shprehet: “Kur ata tentuan të shkatërronin kombin tuaj, por ju kishit një nga ushtritë më të fuqishme”.

Në 11 ditë luftime, të paktën 250 persona janë raportuar të vdekur, shumica prej të cilëve në radhët e palestinezëve. Në Gaza, autoritetet deklaruar se 243 palestinezë kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve edhe 66 fëmijë, ndërsa gati 2 mijë persona u plagosën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë