Vaksina Janssen miratohet edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Janssen vaccine 1100x620

Vaksina Janssen, e prodhuar nga gjiganti farmaceutik Johnson & Johnson kundër pandemisë të koronavirusit , u miratua sot nga autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Vendi ka porositur 20 milionë doza nga vaksina, e cila sipas testimeve është i efektshëm në 85% të rasteve të rënda, prag i mjaftueshëm për autoritetet e vendit. Vaksina ka marrë më parë edhe autorizimin e EMA europiane, FDA-së amerikane dhe OBSH-së.

Vaksina paraqitet me një dozë të vetme, diçka që e favorizon për t’u përdorur në vende ku synohet një vaksinim i shpejtë i popullsisë, veçanërisht për të rriturit, nga momenti që ka të njëjtën teknologji të Astra Zeneca, e cila tregoi disa probleme të mpiksjes së gjakut në subjektet më të reja.