Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vendi ku ka më shumë armë sesa njerëz

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 09:34 | Lifestyle

Dashuria e madhe dhe vdekjeprurëse e amerikanëve me armët sa vjen e forcohet.

Edhe pse shifrat zyrtare tregojnë se viti i kaluar shkaktoi rekord viktimash, amerikanët po blejnë gjithmonë e më shumë armë zjarri.

Madje, këtë javë, ligjvënësit e Teksasit kanë votuar që njerëzit të lejohen të mbajnë armë pa leje, t’i blejnë armët pa u kontrolluar fare nëse kanë precedent penal apo edhe pa qenë të trajnuar më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend në botë që ka më shumë armë sesa njerëz: me një mesatare prej 12 armësh për çdo 10 persona. E thënë ndryshe, 390 milionë armë për 331 milionë njerëz. Në këto shifra nuk përfshihen armët e paregjistruara.

Por, interesant është fakti se treçereku i amerikanëve nuk zotërojnë armë, por çereku i popullsisë ka në shtëpi një arsenal, që e rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mesataren.

50 prej tyre janë prezantuar në një libër me titull “The Ameriguns”, ku fotografi Gabriele Galimberti u ka kërkuar që të pozojnë bashkë me armët e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani