Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Xhaçka pret Roth: Gjermania mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 10:55 | Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim kolegun gjerman Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri.

Xhaçka vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jo vetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, dhe se vizita e ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i këtij angazhimi.

https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1398195528723275780

 “Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dypalësh.

Nga takimi i ministres Olta Xhaçka me kolegun gjerman Michael Roth

Nga ana e tij, Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të objektivit për mbajtjen e Konferencës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shprehur vullnetin që kjo të ndodhë brenda presidencës portugeze të BE-së.

Sa i përket ngërçit bullgar, ai theksoi se BE-ja është angazhuar “për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese” midis Shkupit dhe Sofjes.

https://a2news.com/2021/05/27/shqiperia-i-ka-kryer-detyrat-rama-pret-roth-be-te-zbatoje-vendimin-te-therrase-konferencen-e-pare-nderqeveritare/
https://a2news.com/2021/05/27/roth-publikon-foto-nga-takimi-me-ramen-be-duhet-te-mbaje-premtimet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë