Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarri përfshin klinikën e radiologjisë në spitalin e Shkupit

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 21:16 | Ballkani
Zjarri përfshin klinikën e radiologjisë në spitalin e

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së premtes në repartin e radiologjisë në spitalin e Shkupit në Maqedonisë së Veriut.

Flakët kanë qenë me përmasa të mëdha dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve për të nxjerrë të gjithë pacientët nga spitali.

Nga sa raportohet në mediat maqedonase nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se flakët janë ndezur për shkak të kimikateve që ndodheshin në këtë repartin e radiologjisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë