Britania i jep dritën jeshile vaksinës së Johnson & Johnson

Johnson 1100x620

Britania i ka dhënë dritën jeshile vaksinës kundër koronaviruse të kompanisë Johnson & Johnson.

Autoritetet thanë se vaksina me një doze të vetme përmbush të gjitha standardet e kërkuara të sigurisë, të kualitetit dhe efikasitetit, por nuk dha detaje ditur se cilës grupmoshë do t’i administrohet kjo vaksinë.

Pas miratimit të kësaj vaksinë në Britani tashmë do të jenë në përdorim katër vaksina, Johnson & Johnson, Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna.

Rregullatori britanik tha se vaksina e zhvilluar nga Johnson & Johnson ka treguar 67% efektivitet për të parandaluar infeksionin dhe 85% për të parandaluar sëmundjen e rëndë ose hospitalizimin.

Pothuajse 58 për qind e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 35 për qind e popullatës janë vaksinuar plotësisht.