Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Dashtë Zoti do të qëndrojë aty deri në fundin e ditëve”, Erdogan përuron xhaminë që ndezi protestat masive në Turqi

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 12:48 | Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përuroi të premten xhaminë më të re në Stamboll, të vendosur në Sheshim Taksim. Planet për ndërtimin e kësaj xhamie nxitën edhe protestat e vitit 2013 në vend.

Mijëra vetë morën pjesë në ceremoninë e përurimit, një pjesë e mirë e të cilëve u falën në sheshin para xhamisë, pasi nuk kishte vend brenda.

Xhamia ndodhet pranë një sheshi publik që është parë gjerësisht si simbol i shekullarizimit të Republikës. Por xhamia mbizotëron sheshin ku ndodhet gjithashtu një monument për Republikën dhe themeluesin e saj, Mustafa Kemal Ataturk.

“Xhamia Taksim tani zë një vend dominues mes simboleve të Stambollit”, tha Erdogan në fjalën e tij. “Dashtë Zoti do të qëndrojë aty deri në fundin e ditëve”.

Ai shtoi gjithashtu se ndërtimi i xhamisë ishte simbol i fitores kundër protestuesve që kundërshtonin praninë e objekteve të kultit në shesh.

Erdogan ka folur për ndërtimin e kësaj xhamie që në fillim të viteve 1990, kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Xhamia e re ka një kapacitet prej 4000 personash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani