Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Deklarata tronditëse e Koresë së Veriut: Jetimët e vegjël duan të punojnë në miniera

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 16:38 | Bota
Deklarata tronditëse e Koresë së Veriut: Jetimët e

Koreja e Veriut ka reaguar edhe njëherë në lidhje me deklaratat e shumë organizatave për të drejtat e njeriut se është duke shfrytëzuar të miturit pa prindër në punë të vështira.

Përmes mediave shtetërore, Koreja e Veriut deklaron se jetimët janë vetë-ofruar të punojnë në minierat shtetëroret dhe kooperativat.

Fëmijët që dërgohen në këto punë të vështira janë të vegjël dhe shumë dëshmi vijnë që ata nuk janë akoma as adoleshentë.

Në muajin shkurt, shumë media ndërkombëtare akuzuan regjimin në Penian se po përdor si skllevër të burgosurit, për të punuar për regjimin në miniera, me qëllim që të gjenerohen të ardhura për programin bërthamor.

Për herë të parë në muajin prill, lideri Kim Jong Un paralajmëroi se vendi po kalon një periudhë të vështirë, një pranim i problemeve që nuk ndodh shpesh. Koreja e Veriut në 2020 mbylli kufijtë për shkak të koronavirusit duke ndërprerë dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën, që kanë një ndikim shumë të madh në ekonominë e vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani