Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Itali, viktimat bien nën 100 pas shumë kohësh

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 19:58 | Bota
Koronavirusi në Itali, viktimat bien nën 100 pas shumë

3351 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali, krahasuar me 3738 që ishin një ditë më parë.

Këto janë të dhënat e buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë që mes të tjera tregojnë se 83 persona të tjerë kanë humbur jetën nga 126 që ishin ditën e fundit.

Vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në spitale. Aktualisht në terapitë intensive ndodhen 1095 pacientë, ndërsa në repartet e tjerë ka rreth 6800 të shtruar.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar 126 mijë viktima nga koronavirusi dhe 4.2 milionë të infektuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë