Një viktimë nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar një vdekje nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se bazuar në 3025 testime, janë shënuar edhe 28 raste të reja pozitive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 133 pacientë, ndërsa raste akive janë 2487.

Që prej rasteve të para me Covid-19, Kosova ka regjistruar në total 107.382 raste me COVID-19, prej të cilëve kanë ndërruar jetë 2.243 qytetarë.