Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PSG dëshiron Hakimin, por Interi nuk zbret nga kërkesa prej 80 milionë eurosh

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 13:45 | Futboll
PSG dëshiron Hakimin, por Interi nuk zbret nga kërkesa prej 80

Një nga lojtarët që shkëlqeu me Interin sezonit e fundit ishte marokeni Achraf Hakimi, i cili tashmë ka përfunduar në dëshirën kryesore të PSG gjatë kësaj meraktoje vere.

Sportmediaset shkruan se Leonardo ka kontaktuar me mbrojtësin 22-vjeçar, i cili nuk i ka thënë jo ofertës së PSG, por në anën tjetër do të qëndronte me dëshirë edhe në Milano. PSG ka bërë një ofertë, e cila është më pak se 60 milionë euro, e cila është refuzuar nga Interi që nuk dëshiron të zbresë nga shifra 80 milionë.

Pas u shpall kampion i Italisë, duke thyer Juventusin, drejtuesit e Interit as që do ta çonin ndërmend një shitje të mundshme, por financat e klubit nuk janë të forta dhe një transferim për vlerën e kërkuar do të bënte që të mos sakrifikohej askush tjetër nga grupi fitues.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë merkato kur për 22-vjeçarin ka interes edhe nga Bayern dhe Chelsea.

A2 CNN Livestream

Dita jonë