Vlorë, gjendet i pajetë në makinë një 45-vjeçar

gjendet i pajete ne makine nje person 1100x620

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në makinë, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.

Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se 45-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.