Basha, me demokratët e Kukësit dhe Hasit: 25 prilli, vjedhja më e madhe në histori

basha kukes 600x338

Kreu në detyrë i Partisë Demnokratike, Lulzim Basha, në takime me demokratët e Kukësit dhe Hasit, në kuadër të fushatës për garën e brendshme në PD, u shpreh se “25 prilli nuk ishte beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët donin”.

“Ndaj, 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.
Ndonëse në kushtet e një deshperimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore  e 25 prillit. Por kush tjetër përveç nesh mund ta cojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.

“Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithësecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamzhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit”, shtoi Basha