Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjendet një trup i pajetë në Portin e Durrësit, dyshohet se i përket një siriani

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 13:52 | Kronikë
Gjendet një trup i pajetë në Portin e Durrësit, dyshohet se

Një trup i pajetë është gjendur mesditën e sotme në basenin e Portit të Durrësit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ai i përket një 25-vjeçari. Nga këqyrja e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune

Dyshohet se trupi i pajetë i përket një siriani, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë