Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Humb bastin, Jorginho lejon gazetarin që t’i heqë mjekrën gjatë intervistës

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 12:38 | Futboll
Humb bastin, Jorginho lejon gazetarin që t’i heqë mjekrën

Mesfushori i Chelsea, Jorginho, hoqi mjekrën menjëherë pas fitores së Champions League. Arsyeja? Futbollisti kishte vënë bast me një gazetar, pasi Chelsea mundi Porton në çerekfinale, se do ta lejonte atë që t’ia hiqte mjekrën po ta fitonte trofeun me veshë të mëdhenj.

Dhe menjëherë sapo Blutë ngritën kupën lart, Jorginho hoqi mjekrën gjatë intervistës në fushë. Gazetari nxori një makinë rroje dhe nisi të pastronte fytyrën e Jorginho, i cili nuk e mbante dot të qeshurën.

Basti kishte edhe një pjesë të dytë: Jorginho duhet t’i hiqte mustaqet gazetarit.

Pasi mbaruan punë, të dy u panë në celular dhe nuk e fshehën habinë për rezultatin e punës së tyre.

https://twitter.com/TNTSportsBR/status/1398778688024596481

A2 CNN Livestream

Dita jonë