Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Izrael, drejt fundit epoka e Netanyahu, arrihet marrëveshja midis partive opozitare

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 20:13 | Bota

Pothuajse në mënyrë të papritur, në mes të tensioneve më të larta prej vitesh në Rripin e Gazës, mund të përfundojë pushteti politik në Izrael i kryeministrit Benjamin Natanyahu.

Pak orë më parë, u shpërnda lajmi, më pas i pohuar nga vetë protagonistët politikë, se lideri i partisë së djathtë Yamina, 49-vjeçari Naftali Bennet, dhe ai i partisë së moderuar e qendrës, Yesh Atid, ish-gazetari 57-vjeçar Yair Lapid, kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Naftali Bennett

Objektivi i deklaruar i koalicionit të çuditshëm, në shikim të parë, nga momenti që Yamina i drejtohet pjesës më fetare të elektoratit, ndërkohë që Yesh Atid shtresës së mesme me qasje perëndimore, është ndryshimi nga politika e Netanyahut, që mban vendin e kryeministrit nga viti 2009, dhe gjithsesi dominon skenën e vendit nga viti 1996, kur mori pushtetin në mandatin e parë.

Yair Lapid

Vetë Netanyahu i kishte ofruar partisë Yamina një mundësi koalicioni të një qeverie të djathtë, por sipas liderit të saj, kjo mundësi nuk ka shifrat e duhura që të realizohet.

Marrëveshja që do të konkretizohet në aleancën e quajtur  “blloku për ndryshim” parashikon drejtimin e Bennet deri në vitin 2023, dhe më pas një rotacion ku do të jetë Yair Lapid kryeministri.

https://a2news.com/2021/05/30/netanyahu-thirrje-per-te-parandaluar-qeverine-e-qendres-i-ofron-saar-e-bennett-kryeministri-te-trefishte/

Vendimi do të paraqitet në Knesset, parlamentin izraelit, ditët në vijim, dhe do të përfaqësojë një risi në skenarin politik të vendit, por me pasoja gjeopolitike edhe tek e gjithë Lindja e Mesme.  

https://a2news.com/2021/05/21/pas-11-ditesh-luftimesh-hyn-ne-fuqi-armepushimi-mes-izraelit-dhe-palestines/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani