Publikohet fotoja e dasmës sekrete të kryeministrit britanik

Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë publikuar një fotografi të ditës së tyre të martesës pasi çifti lidhi kurorën në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri 56-vjeçar britanik u martua me 33-vjeçaren Symonds, në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster të shtunën.

Fotografia e publikuar në mediat britanike tregon çiftin në kopshtin Downing Street pas martesës.

Një zëdhënës tha të dielën se kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster.

“Çifti do të festojë martesën e tyre me familjen dhe miqtë këtë verë”, tha ai.

Më herët është raportuar se çifti kishte dërguar ftesat e dasmës për familjarët dhe miqtë më 30 korrik 2022.

Çifti u fejua në ishullin Mustique në fund të vitit 2019 dhe kanë një djalë një vjeçar, Wilfred.

Kjo është martesa e tretë e kryeministrit britanik Boris  Johnson.