Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qyteti merret peng nga “banda e elefantëve”, nuk ndalen së ecuri prej qindra kilometrash

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 19:08 | Lifestyle
Qyteti merret peng nga “banda e elefantëve”, nuk ndalen së

Për muaj të tërë rrugët e qyteteve kineze kanë qenë të shkreta nga frika e pandemisë së COVID-19. Por pak ditë më parë, rrugët në qytetin e Yuxi, në provincën e Yunnanit,  u boshatisën për shkak të...elefantëve.

Jo një, as thjesht një çift, por 15 të tillë, që vendosën të kryejnë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit, në mes të natës, duke shtrënguar evakuimin e banorëve.   

Elefantët vinin nga larg. Sipas autoriteteve kineze, të humbur os enë kërkim të një shtëpie tjetër, ata u nisën 400 kilometra më tutje, në prefekturën e Xishuangbanna Dai 40 ditë më parë.  

https://youtu.be/0-4YPEyEJEs

Kjo ishte hera  e parë që kafshët e mëdha hynin në një qendër të banuar qyteti, ndërkohë që pjesën më të madhe të rrugës e kanë kryer në terrene të izoluara fushore, aty ku kanë shkatërruar më shumë se 500 mijë metra katrorë, dëm i përllogaritur në të paktën 1 milion dollarë.

Elefantët duket sikur nuk kanë vendosur ende ku do të ndalojnë, por tashmë monitorohen rreptësishtë nga autoritetet, ndërkohë që në rrjetet sociale kineze ndjekja e udhëtimit të tyre në hartë është shndërruar në trend.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu