Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmohet çifti homoseksual nga një bandë fëmijësh

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 12:01 | Bota
Sulmohet çifti homoseksual nga një bandë fëmijësh

Një çift homoseksualësh u sulmua mbrëmë në Palermo, në rrugën e Universitetit në Itali. Një grup fëmijësh i rrethuan ata në rrugën afër Maqueda, në qendrën historike të qytetit.

Të dy, nga Torino, ata ishin me pushime dhe po kërkonin një hotel. Fëmijët së pari i fyen sepse ishin kapur për dore dhe pastaj i rrethuan dhe i sulmuan. Një nga dy viktimat u plagos dhe u shpëtua nga stafi shëndetësor dhe u dërgua në dhomën e urgjencës.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa ka marrë imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes së kamerave në zonë për të gjetur autorët e gjestit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani