1 mijë bileta në shitje për finalen e Kupës, tifozët dynden në dyqanin e FSHF, mësohen edhe çmimet

zyrat e fshf 1100x620

Pas gati një viti e gjysmë nga ndeshja e fundit, FSHF ka nxjerrë në shitje bileta për tifozët e futbollit. Ditën e sotme edhe pse me një njoftim që erdhi pak orë para ndeshjes finale të Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, FSHF nxori në shitje 1 mijë bileta.

Mësohet se çmimet e biletave janë ndarë në 3 kategori, 500 lekë tribunat pas porte, 1000 lekë tribuna në karshi dhe 3000 lekë tribuna kryesore.

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, njoftoi se duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet prania e tifozëve 30 për qind e kapaciteteve të stadiumeve.