Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

1 qershori me masa të reja, Alimehmeti: Kufizimet sipas qyteteve, ora policore penalizuese

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 14:56 | Aktualitet
1 qershori me masa të reja, Alimehmeti: Kufizimet sipas qyteteve, ora

Epidemiologët janë kritikë ndaj masave kufizuese anti-covid që zyrtarisht hyjnë në fuqi më 1 qershor. Për Ilir Alimehmetin, shtyrja vetëm me 60 minuta e orës policore është penalizuese për lëvizjen e qytetarëve dhe që sipas tij, duhej ndarë nga vendimi për mbylljen e lokaleve në po të njëjtën orë.

Ashtu si edhe më herët, Alimehmeti mbështet idenë për aplikimin e kufizimeve, sipas zonave në varësitë e rasteve të infektimit. Situata nga pandemia është përmirësuar dhe veçanërisht në Tiranë.

Prej javësh kanë rënë ndjeshëm infektimet e reja, shtrimet në spital, si dhe humbjet e jetës. Për Alimehmetin, sezoni i verës pritet të jetë i qetë, por nuk dihet se çfarë do të sjellë vjeshta.

Me uljen e pozitivitetit nga koronavirusi nën 1%, Komiteti i Ekspertëve vlerësoi masat dhe shpalli planin gradual të kufizimeve. Edhe pse qytetarët i kanë paraprirë këtyre vendimeve, nga 1 qershori maska nuk është e detyrueshme në ambiente të hapura, ndërsa qarkullimi i qytetarëve dhe funksionimi i bareve do të lejohet deri në orën 23 të mbrëmjes.

Ndërsa nga 15 qershori, grumbullimet në ambiente të jashtme lejohen deri në 50 persona, por klubet dhe lokalet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Vetëm pas 1 korrikut, ora policore shtyhet për në orën 24 të mbrëmjes, ku do të lejohen shfaqjet artistike me kapacitete të reduktuara deri në 30%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë