Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

5 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në Beograd

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 12:00 | Ballkani

5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në qendër të Beogradit.

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një lokal.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka dëmtuar disa biznese pranë dhe banesat mbi lokal. Njerëzit kanë dalë të trembur në rrugë pas ngjarjes.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën si masë paraprake dhe ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë