Ankimet e opozitës për zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor legjitimon Gjirokastrën

Publikuar më: 31/5/2021, ora 12:12

Ankimet e opozitës për zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor legjitimon Gjirokastrën

Publikuar më: 31/5/2021, ora 12:12

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e pretendimeve të PD-së dhe LSI-së për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Gjirokastrës duke certifikuar rezultatin e parë të zgjedhjeve të 25 prillit. Vendimi nuk e bindi opozitën e cila paralajmëroi padi në institucione të tjera. 

Opozita pësoi disfatën e parë ligjore për 25 prillin. Trupa prej pesë gjyqtarësh në Kolegjin Zgjedhor vendosi të hedhë poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për masakër elektorale në Qarkun Gjirokastër. Dy orë parashtrime dhe 30 minuta në dhomë këshillimi, nuk ishin të mjaftueshme që gjyqtarët ta anonin peshoren e drejtësisë në krahun e opozitës, që kërkonte pavlefshmëri të procesit.

Ivi Kaso: Ne si Parti Demokratike as s’kemi hequr dorë dhe as nuk do të heqim dorë nga kërkesa dhe këmbëngulja jonë për të bërë transparencë mbi çdo aspekt të errët të gjithë këtij procesi elektoral.

Altin Kaziaj: LSI dhe opozita nuk ka se si të pranojë një vendim në këto shkaqe.

Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor është e pa ankimueshme, por opozita po sheh mundësinë që parlamentare të 25 prillit t’i ankimojë në një rrafsh tjetër.

Ivi Kaso: Mund të zhvillohet në rrafshe të tjera kushtetuese dhe ato të drejtave të njeriut.

Opozita mori edhe tri goditjet e fundit në KAS, ku procesi i ankimimit përfundoi me hedhjen poshtë të pretendimeve të PD-së dhe LSI për pavlefshmëri zgjedhore në qarqet Elbasan, Korçë dhe Fier, të cilat do t’i bashkohen padive të paraqitura tashmë në Kolegj Zgjedhor.