Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Kosova ka regjistruar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2007 mostra, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive është 107 410 dhe 2243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 184 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2201.