Barcelona zyrtarizon afrimin e Sergio Aguero

aguero 600x338

Sergio Aguero është zyrtarisht futbollist i Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi afrimin e argjentinasit, i cili vjen me parametra zero nga Manchester City, klub me të cilin luajti gjatë 10 sezoneve të fundit.

Sulmuesi do të firmosë për dy sezone me Barçën.

Bëhet fjalë për një përforcim me kosto shumë të ulët, pasi, përveç faktit që erdhi falas te Barcelona, argjentinasi ka pranuar një pagë sa gjysma e asaj që përfitonte në Angli.

Por, Barcelona nuk ndalet me kaq. Pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohen edhe përforcimet e tjera, që janë Eric Garcia, Emerson Royal dhe Georginio Wijnaldum.