Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

BE propozon: Asnjë test ose karantinë për të vaksinuarit. Dritë jeshile edhe për të miturit

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 17:30 | Bota
BE propozon: Asnjë test ose karantinë për të vaksinuarit.

"Personat e vaksinuar plotësisht, që zotërojnë dokumente në përputhje me certifikatën digjitale Covid-19 të Bashkimit Evropian, duhet të përjashtohen nga testet e udhëtimit ose karantina, 14 ditë pas marrjes së dozës së fundit. Kjo duhet të zbatohet edhe për ata që janë rikuperuar, të cilët kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës".

Kjo është një nga pikat kryesore të propozimit të Komisionit të Bashkimit Europian për të përditësuar rekomandimin për koordinimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë në BE në përgjigje të Covid. Dokumenti u prezantua nga Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.

Po kështu edhe të miturit që udhëtojnë me prindër të vaksinuar, përfshirë fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, gjithashtu duhet të përjashtohen nga karantina dhe testimi për të siguruar unitetin e familjes.

Për vlefshmërinë e testimve, Brukseli propozon një periudhë standarde: 72 orë për teste molekulare dhe, nëse pranohet, 48 orë për antigjene të shpejta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani