Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çështjet e sigurisë, Shqipëria e riskuar nga fenomenet natyrore, mungon menaxhimi i duhur

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 14:43 | Aktualitet
Çështjet e sigurisë, Shqipëria e riskuar nga fenomenet

Shqipëria është në listën e vendeve më të rrezikuara nga fenomenet natyrore, si tërmetet, zjarret apo përmbytjet. As në dimrin që lamë pas nuk u shmang problematika e rënduar nga përmbytjet prej reshjeve të shumta të shiut, ku u përmbytën jo pak sipërfaqe, në veri e në jug.

Pikërisht çështjet e sigurisë dhe fenomenet ekstreme të natyrës ishin fokusi në hapjen e konferencës së pestë ndërkombëtare. Kreu i Emergjencave Civile tha se Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj çështjes së sigurisë natyrore.

“Në 10 vendet me rrezikun më të lartë, 88% e GDP e ekspozuar nga risqet natyrore”, tha Çako. Nga Policia e Shtetit kërkohet forcimi i kapaciteteve natyrore dhe financiare. Në ndihmë të përballimit të fatkeqësive natyrore dhe menaxhimin e tyre, Shqipëria do të ketë një binjakëzim me Akademitë e Sigurisë në Estoni dhe Finlandë.

Detyrimet e prapambetura të Ministrisë së Mbrojtjes ndaj qytetarëve, deri në shtator të viti 2020, për përballimin e fatkeqësive natyrore u rritën në 1,1 miliardë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim tek Emergjencat Civile për përmbytjet në vitin 2018, vlerësoi se ky institucion vuante nga mungesa e kapaciteteve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë