Dialogu Kosovë-Serbi, Palmer dhe Lajçak zhvillojnë vizitë në Kosovë

PALMER 1100x620

Zv.ndihmëssekretari i shtetit, Methew Palmer, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, gjendet në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas mediave në vend, qëllimi i vizitës është përgatitja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Alexandër Vuçiç.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së në Kosovë, Lajçak do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe zyrtarë të tjerë. Ndërkaq, sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Prishtinë, Palmer do të diskutojë me zyrtarët në Kosovës për sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme me të cilat ballafaqohet Kosova.

Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, do të bëhet edhe për të përcjellë mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja do të bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.