Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjyqet e arbitrazhit, fatura të majme, dëmi potencial mbi 260 milionë euro

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 19:21 | Ekonomi

Teksa Shqipëria vijon të përballet me një sërë procesesh gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, kryesisht ndaj investitorëve të huaj, për një tjetër numër të konsiderueshëm financat vijojnë të paguajnë faturat e dëmshpërblimeve.

Ndonëse nga autoriteti kyç në ndjekjen e këtyre çështjeve siç është Avokatura e Shtetit nuk ka të dhëna fikse mbi vlerën që Qeveria e Shqipëria ka, vijon dhe është dënuar të paguajë pas vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, vlera e përllogaritur shkon në mbi 260 milionë euro.

Në shtatorin e vitit të shkuar, Shqipëria humbi një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar, përballë bashkimit të shoqërive Copri dhe AKTOR dhe vlera e detyrimit shkon në 45 milionë dollarë.

Po atë muaj kompania Kurum paditi Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Çështja kundër Shqipërisë u regjistrua në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Nja ana tjetër, prishja e njëanshme e kontratës me “Dondi, Itali & Kubota, Japoni” për projektin e “Përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe” në vitin 2018, mund t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit rreth 90 milionë euro.

https://a2news.com/2021/05/31/ceshtja-becchetti-shqiperia-serish-ne-arbitrazh-kerkon-korrigjim-te-vendimit/

Konstatimi erdhi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e zbatimit të Buxhetit të Shtetit në vitin 2018. Nisur edhe nga kjo çështje, në 29 dhjetor 2020, Avokatura e Shtetit njoftoi se po kërkonte një studio ligjore të huaj për të mbrojtur Shqipërinë në përballjen me paditësit.

Përveç faturave të majme në shlyerjen e dëmshpërblimeve, Shqipëria vijon të paguajë shuma të konsiderueshme ndaj studiove të avokatisë për të mbrojtur interesat e kësaj të fundit në përballjet në gjyqet ndërkombëtare të arbitrazhit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani