Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ish-këshilltari i Trump mbështet grushtin e shtetit: Duhet të ndodhë edhe te ne

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 14:08 | Bota
Ish-këshilltari i Trump mbështet grushtin e shtetit: Duhet të

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, mbështeti idenë e një grushti shteti të realizuar nga ushtria, të ngjashëm me atë që ndodhi në Mjanmar në fillim të këtij viti.

Të dielën, ai u pyet për këtë çështje në një konferencë të mbajtur nga mbështetës të QAnon. “Dua të di pse nuk ndodh edhe te ne ajo që ndodh në Mjanmar?”, u pyet Flynn. “Nuk ka arsye pse të mos ndodhë”, iu përgjigj Flynn. “Duhet të ndodhë”.

Ushtria e Mjanmarit mori me dhunë kontrollin e vendit duke arrestuar liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike. Deri tani, si pasojë e protestave popullore, kanë humbur jetën 700 persona.

https://twitter.com/MC_Hyperbole/status/1399129297240084489

Flynn dha dorëheqjen si këshilltar i Trump pas vetëm 22 ditësh në detyrë, për shkak të raportimeve se kishte gënjyer për kontaktet e tij me një zyrtar rus. Në vitin 2017, fillimisht ai i pranoi akuzat se kishte gënjyer FBI-në për marrëveshjet me ambasadorin rus dhe një person të dyshuar si spiun të Rusisë, gjatë periudhës së transferimit të pushtetit nga Obama te Trump. Më vonë kërkoi të tërhiqte deklaratën e pranimit të fajësisë. Trump i garantoi falje presidenciale ish-ndihmësit të tij pasi humbi zgjedhjet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë