Kupa e Amerikës ndryshon sërish organizator

kupa amerikes 600x338

Kupa e Amerikës 2021 do të luhet në Brazil, në të njëjtin vend ku u luajt edhe edicioni i kaluar.

Pas refuzimeve nga Argjentina dhe Kolumbia për të mirëpritur turneun, CONMEBOL mori një vendim urgjent për ta luajtur sërish në Brazil.

Orët e fundit u fol edhe për Kilin, SHBA-në, Ekuadorin, Paraguajin, madje edhe Katarin, por zgjedhja përfundimtare shkoi në mikpritësin e edicionit pasardhës, pavarësisht se Brazili është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi.

CONMEBOL konfirmoi se Kupa e Amerikës do të nisë në 13 qershor dhe do të përfundojë në 10 korrik.