Mbërrijnë 11,700 vaksina Pfizer në Rinas, delegacioni i BE: 145 mijë deri në fund të gushtit

vaksina 17 1100x620

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë tonë 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet se kjo është paketa e pestë e vaksinave të BioNTech/ Pfizer të mbërritura sot në Rinas, janë financuar nga BE dhe janë mundësuar nga Austria. Përmes një postimi në Tëitter ambasadori Soreca deklaron se brenda muajit maj janë dorëzuar rreth 20,000 vaksina Pfizer, ndërsa deri në fund të gushtit do të arrijnë  në 145.000.

 “Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000”.