Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Memorial" nis punën, kryhen dy operacionet e para në spitalin e ri të Fierit

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 16:50 | Sociale
"Memorial" nis punën, kryhen dy operacionet e para në

Kryhen ndërhyrjet e para kirurgjikale në spitalin “Memorial” në Fier. Fillimi i funksionimit të këtij spitali është ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë inspektimit të shërbimeve të ndryshme, kreu i qeverisë vlerësoi stafin e mjekëve shqiptarë dhe veçanërisht atyre turq, të cilët kanë pranuar të punojnë në Shqipëri.

https://a2news.com/2021/05/24/te-enjten-hapet-spitali-memorial-i-fierit-manastirliu-gati-ekipi-i-perbashket-shqiptaro-turk/

Spitali “Memorial” i Fierit, investim i qeverisë turke, do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut. Në këtë spital  pritet të ketë rreth 12 mijë shtrime në vit dhe mbi 2 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani