Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 18:58 | Kronikë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites te Kali i Trojës në Vlorë. Mësohet i plagosur ka mbetur 42-vjeçari Klodian Petraq Toska, i cili është dërguar në spital me ambulancë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk ka të dhëna për motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia njofton se është në kërkim të autorit të ngjarjes, që dyshohet se është shtetasi F. Sh.

Gazetarja e A2 CNN ka siguruar edhe pamje nga plagosja, ku shihet 42-vjeçari i plagosur teksa merret nga policët.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë